Shtëpia e Bardhë falënderon Thaçin për dekorimin e Trumpit me Medaljen e Urdhrit të Lirisë (Dokument)

Shtëpia e Bardhë falënderon Thaçin për dekorimin e Trumpit me Medaljen e Urdhrit të Lirisë (Dokument)

Shtëpia e Bardhë ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për dekorimin e homologut të tij amerikan, Donald Trump, me Medaljen e Urdhrit të Lirisë si mirënjohje për kontributin e tij të dhënë për Kosovën, njofton Insajderi.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, e falënderoi presidentin Thaçi në emër të Shtëpisë së Bardhë me anë të një letre dërguar atij.

Aty thuhet se Trump beson fuqishëm se do të ketë normalizimin të qëndrueshëm në Ballkan pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Uashington më 4 shtator në mes Serbisë dhe Kosovës.

“Presidenti Trump është përkrahës i vendosur i Kosovës, dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan”.

Në këtë letër theksohet se e vlerësojnë mbështetjen e Kosovës për normalizimin ekonomik me Serbinë.

“Është një nder i madh të qëndrosh me popullin e Kosovës dhe ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj të fortë për zbatimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”. /Insajderi.com