Tre të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tre të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tre persona kanë vdekur, ndërsa 191 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur institucionet shëndetësore të këtij vendi, rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 350 testime të kryera.

Më tepër raste janë evidentuar në Shkup-96, Tetovë-15, Koçani-15, Gostivar-4, Gjevgjeli-4, etj.

Instituti për Shëndet Publik i këtij vendi ka regjistruar edhe 77 pacientë të shëruar. /Insajderi.com