Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Shqipëri, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ku tutje kanë informuar se edhe 149 raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në këtë vend.
Në përditësimin e të dhënave të fundit sa i përket pandemisë, edhe 139 qytetarë janë shëruar.
Ndryshe, që nga shpërthimi i pandemisë me Coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 14 mijë e 266 raste, prej tyre tetë mijë e 675 janë shëruar, pesë mijë e 195 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 396 persona. /Insajderi.com