Një aksident ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, specifikisht në fshatin Bresalc.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, ndërsa një person ka mbetur i lënduar, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai tha se pas aksidentit një person është dërguar në spital ndërsa njësitet e trafikut janë në vendet e ngjarjes.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident dhe një person është lënduar dhe është sjellë në spital dhe njësitet e trafikut janë në vend të ngjarjes”, ka deklaruar Hashani. /Insajderi.com