Në autostradën Prishtinë-Pejë ka pasur të shtëna me armë.
Si rezultat i kësaj ngjarjeje që ka ndodhur rreth orës 19:17, dy kahet e autostradës Prishtinë-Pejë janë bllokuar.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë, drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri”, tha ai.
Ai tha se “Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra”.
“Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar dhe policia po kryen hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti”, tha Hoxha. /Insajderi.com