Konfiskohen tre AK-47 në Vërmicë

Konfiskohen tre AK-47 në Vërmicë

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës të hënën kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre (3) AK-47 të çmontuar, njofton Insajderi.

Në njoftim thuhet se “Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalim e Vërmicës oficerët doganor kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK47”.

Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme. /Insajderi.com