Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ka zhvilluar një takim pune me zëvendës-kryeministrin, Besnik Tahirin.
Në fotografitë e publikuara shihen zyrtarë të partisë së Ramush Haradinajt, njofton Insajderi.
Temat e diskutimit kanë qenë: Buxheti për Ushtrinë, Çështja e qumështarëve, rryma në bjeshkët e Belegut si dhe Rimëkëmbja Ekonomike që ka dështuar disa herë të votohet në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
“Po shpresoj që bashkërisht do gjejmë zgjidhje të pranueshme për këto tema vitale të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com
Takim pune me Zv.Kryeminstrin Besnik Tahiri. Tema diskutimi ishin:Buxheti për Ushtrinë;Çështja e qumshtarëve;Rryma…
Gepostet von Daut Haradinaj am Montag, 5. Oktober 2020