Kurti: Të burgosurit dalin edhe më të mllefosur nga burgu sesa kur kanë hyrë

Kurti: Të burgosurit dalin edhe më të mllefosur nga burgu sesa kur kanë hyrë

“Një ndër problemet kryesore në Kosovë është që të dënuarit dalin nga burgjet edhe më të mllefosur se që kanë hyrë brenda për shkak të mungesës së vëmendjes në rehabilitimin dhe reintegrimin e tyre në shoqëri. Viktimat, në anën tjetër, shpesh riviktimizohen nga procesi gjyqësor dhe rrallë gjejnë drejtësinë që kërkojnë sepse sistemi i drejtësisë në thelb nuk është ndërtuar për të riparuar dëmin e shkaktuar nga krimi. Një qasje e tillë dritëshkurtër nuk i ndihmon shtetit dhe nuk kontribuon në uljen e nivelit të kriminalitetit (recidivizmi është në rritje), apo të sigurisë publike, por përkundrazi e rritë atë”.

Kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes, Albin Kurti, pas një bisede virtuale me eksperten e fushës së drejtësisë restauruese në Belgjik, Brunilda Pali, njofton Insajderi.

Kurti  ka thënë se gjatë këtij takimi virtual është diskutuar për konceptin e drejtësisë restauruese dhe shembujt praktikë të disa shteteve të Bashkimit Evropian “që mund të aplikohen në Kosovë”.

“kësaj është e rëndësisë jetike të gjejmë mënyrat më të mira të bashkëpunimit me ekspertë të fushës (nga brenda dhe jashtë) për integrimin e drejtësisë restauruese në sistem dhe ndryshimin e kahjes nga ajo retributive në restauruese”, ka përfunduar Kurti postimin në Facebok. /Insajderi.com

Dje, bashkë me këshilltaren ligjore, znj. Furtuna Sheremeti zhvilluam një bisedë me Dr. Brunilda Pali, eskperte në…

Gepostet von Albin Kurti am Montag, 5. Oktober 2020