Një person është gjetur i shtrirë në tokë afër shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Dyshimet e para janë që viktima fillimisht ishte goditur nga një biçikletë
Ai dyshohet se fillimisht ishte goditur nga biçikleta.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës , Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që biçiklisti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
“Sot rreth oës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, gjendet një person i shtrirë. Me të marrë informatën, rastit i janë përgjigjur njësiti policor. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se personi në fjalë (mashkull), ka pësuar lëndime pasi që i njëjti është goditur nga një biçikletë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që biçiklisti është shoqëruar në stacion policor për intervistim”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com