50 prova materiale në gjyq për Mustafën, përfshirë edhe materiale me video

50 prova materiale në gjyq për Mustafën, përfshirë edhe materiale me video

Zyra Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS), po mban konferencë statutore për rastin ndaj Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte, njofton Insajderi.

Prokurori i rastit ka thënë se ZPS do të paraqet 50 prova materiale në gjyq, derisa është përfolur për një libër si pjesë e provave.

“Origjina e këtij dokumenti do të trajtohet nga të dhënat, por nëse do të ketë vështirësi për mbrojtjen do ta shqyrtojmë. ZPS-ja beson se do t’i dorëzojë deri më dhjetor 2020”.

“Materialet shtesë do të jenë deklarata dhe dëshmitë të të paketën 11 dëshmitarëve dhe transkriptimi mbetet një punë në vijim. Sa i parkete provave materiale ZPS-ja do të paraqet 50 prova materiale në gjyq. Provat do të përfshijnë intervista raporte dhe dokumente të asaj kohe si dhe materiale me video”, ka thënë prokurori”, ka thënë ai.

Ndërsa mbrojta tha se është dakord me afatet kohore. /Insajderi.com