Lutfi Haziri raporton për rastin e Agon Musliut

Lutfi Haziri raporton për rastin e Agon Musliut

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë dhe për rastin tragjik të Agon Musliut.

Ky raportim do të fillojë nga ora 10:00, njofton Insajderi.

Komisioni në fjalë, kishte vendosur që ta ftojë edhe Hazirin për të raportuar rreth vdekjes tragjike të djalit nga Gjilani dhe menaxhimit të pandemisë nga ana e Qeverisë. /Insajderi.com