Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të raportojë të martën në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis.
Ministri do të japë më shumë detaje rreth marrëveshjes ekonomike e arritur në Uashington më 4 shtator ndërmjet Kosovës e Serbisë, njofton Insajderi.
Ndërtimi i akseve rrugore dhe hekurudhore, janë dy çështje për të cilat është arritur pajtimi në Shtëpinë e Bardhë.
Për këto dy pika nga ora 13:00, Abrashi do të intervistohet nga deputetet e këtij komisioni. /Insajderi.com