Ministri i Drejtësisë shkarkon këshilltarin e dyshuar për drogë

Ministri i Drejtësisë shkarkon këshilltarin e dyshuar për drogë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka shkarkuar këshilltarin e jashtëm, Enis Qerkën.

Kjo pasi u raportua se këshilltari i ministrit është nën dyshime “se ishte kapur me 113 kg drogë”, njofton Insajderi.

Selimi ka shkruar të martën në Facebook se pas raportimit të mediave e ka shkarkuar këshilltarin e tij.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ai në Facebook.

Vendimin për emërimin Qerkës si këshilltar të ministrit Selimi nuk ishte bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë. /Insajderi.com

Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën.

Gepostet von Selim Selimi am Dienstag, 6. Oktober 2020