Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë pas mesnatës në një lagje të Gjilanit, njofton Insajderi.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund ta konfirmoj se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Rastin tash e ka marrë prokuroria për të trajtuar”, ka thënë Hashani.
Ndërkaq, ende nuk dihet nëse është lënduar ndonjë person si pasojë e kësaj ngjarje të ndodhur mbrëmë. /Insajderi.com