A është Haradinaj për një koalicion të gjerë?

A është Haradinaj për një koalicion të gjerë?

“LDK si udhëheqëse e koalicionit ka të drejtë të negociojë për zgjerimin e koalicionit”, është shprehur, Ramush Haradinaj në kohën kur po diskutohet mundësia që Partia Demokratike e Kosovës të përfshihet në koalicion.

Lideri i AAK-së, ka thënë se partia e tij ka “vizion sesi duhet ecur përpara”. Por, sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës mund të zgjerojë koalicion për të qenë qeveria më stabile.

Ai për Kosovapress, po ashtu tha se “nuk duhet ikur nga kthimi te sovrani i cili ka të drejtë për të vendosur më tutje.

“LDK si udhëheqëse e koalicionit, pra Qeveria është krijuar nga LDK-ja, ka të drejtën me negociua, me diskutua për format e ardhshme të koalicionit qeverisës. Kuptohet Aleanca e ka vizionin e vet se si duhet të ecë përpara. Ne e kemi bërë propozimin tonë, mirëpo nëse krijohet një Qeveri e gjerë stabile ajo mund të jetë ndihmesë për procesin të cilin po kalon vendi”.

“E po ashtu asnjëherë nuk duhet t’i ikim kthimit të sovranit, pra kthimit tek zgjedhjet, tek votuesit, tek qytetari sepse në fund të fundit qytetari e ka të drejtën të vendosë për me tutje, pra demokracia jonë është demokraci vepruese dhe deri tani zgjedhjet kanë qenë me të mirat të mundshme”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com