Rama paralajmëron notë verbale ndaj Serbisë pas deklaratave të liderëve serbë

Rama paralajmëron notë verbale ndaj Serbisë pas deklaratave të liderëve serbë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Ministria e Punëve të Jashtme e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë, për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, njofton Insajderi.

Kështu tha ai gjatë një konference për media, ku tutje shtoi se asnjë ofendim nga qeveria e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë apo figurën e ndonjë ministri ose kryeministri.

Ai tutje shprehet se pret që presidenti ser btë kërkoj falje në emër të Republikës së Serbisë.

“Unë vazhdoj të pres që presidenti i Serbisë të kërkojë emër të Republikës se Serbisë ndjesë për këtë fatkeqësi natyrore, e mirëkuptoj. Ndërkohë që MPJ ka vazhduar më tutje më procesin dhe ambasadori i Serbisë për t’i bërë një notë verbale, vënien në dije të shteti serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndoj qeverinë e Shqipërisë apo figuren e ndonjë ministri apo kryeministri”, ka thënë Rama.

Pas mbledhjes së ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri, të mbajtur më 2 tetor në Tiranë, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, u shpreh se kryeministri i Shqipërisë do të mbahet mend më shumë për “çorapet e grisura” se sa për zhvillimin e ideve të ndritura.

Sipas tij, nëse kryeministri Edi Rama do të kishte “tru mjaftueshëm”, ky i fundit nuk do të përpiqej fare për të krijuar atë që ai e quan si “Shqipëri të Madhe”.

“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon. Nuk do të lavdëronte vrasësit e UÇK-së”, është shprehur Vulin. /Insajderi.com