Hoti, Haradinaj-Stublla e Selimi raportojnë për personat e pagjetur

Hoti, Haradinaj-Stublla e Selimi raportojnë për personat e pagjetur

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Për Personat e pagjetur dhe Peticione, do të raportojë të mërkurën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i drejtësisë, Selim Selimi.

Thirrja për raportim lidhet me çështjen e dialogut me Serbinë e që ka të bëjë me personat e pagjetur.

Ky raportim do të fillojë në ora 10:00, njofton Insajderi.

Të martën Shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka kërkuar nga institucionet që të përfshihen në dialogun me Serbinë. /Insajderi.com