Versioni i Qerkës për akuzat ndaj tij

Versioni i Qerkës për akuzat ndaj tij

I shkarkuari nga detyra e këshillit në ministrinë e Drejtësisë, Enis Qerka, ka treguar versionin e tij për akuzat e ngritura ndaj tij.

Të martën u raportua se këshilltari i ministrit Selimi Selimi është nën jetime “pasi është zënë me 113 kg drogë”.

Pak minuta më vonë ka ardhur shkarkimi i tij nga ministri Selimi, njofton Insajderi.

Por Qerka në një paraqitje televizive ka thënë se ka “qëlluar aksidentalisht në veturë”.

“Tash e dy vite pata vendosë në heshtje me kaluar këtë punë. Nuk kam dashur të prononcohem për medie pas kam pasur një vendim për pushim të hetimeve ndaj meje dhe vllaut tim. Unë kam qëlluar aksidentalisht në atë makinë, shofer ishte vllau im. Kemi pasur një takim në Maqedoni. Kur kemi arritur në kufi, droga nuk ka qenë në veturë“, ka thënë ai.

Ai tha se akuzat ndaj tij janë “politike”, pasi sipas tij vetura nuk ka qenë e tij, por e kishte në shfrytëzim.

“Unë jam akuzuar gjoja se në Maqedoni kam dashur të shkoj të shkatërroj veturën. Thuajse në Kosovë nuk kam ku ta shkatërroj. Për këtë akuzohem. Vllahu e kishte huazuar. Kur kemi arritur të kufiri, unë kam qenë pasagjer, na ndali policia dhe na murrën. Vetura ishte në stop listë. Na shoqëruan në stacion. Jemi marrë në pyetje, e kemi pa që po akuzohemi për fshehje të veturës. Kemi ardhur në stacionin në Prishtinë. Takimi atje ka qenë shumë me rëndësi. Jemi nisur me vëllanë për Maqedoni. Vetura nuk ka qenë e jona. Krejt kjo është politike. Ta dija që është veturë me të kaluar kriminale nuk kisha shkuar në kufi. Çfarë logjike është të shkoj në Maqedoni të fsheh veturën. Veturën e kemi marrë në shfrytëzim.”, thotë ai. /Insajderi.com