798 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

798 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Numri i gjobave të shqiptuara për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID’19 gjatë orëve të fundit ka shënuar një rritje, njofton Insajderi.

Për 798 persona të cilët nuk kanë përfillur rregullat e vendosura brenda ligjit për pandeminë.

Siç njoftojhet nga Policia e Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 798 gjoba.

19 persona u arrestuan, 15 u dërguan në mbajtje kurse 2 të tjerë në vuajtje të denimit.

Përgjatë kësaj dite në vend kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, nga kjo shifër 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 vetëm me dëme materiale. /Insajderi.com