Raporti për Vettingun brenda muajt dorëzohet në Qeveri

Raporti për Vettingun brenda muajt dorëzohet në Qeveri

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit, me të cilët është diskutuar për sfidat e adresuara nga Raporti për Kosovën për vitin 2020,si dhe çështjen e Vettingut, njofton Insajderi.

Sipas komunikatës qeveritare në këtë takim, temë diskutimi ishin sfidat e adresuara nga ky raport, të cilin dje ia dorëzoi kryeministrit Hoti, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.

Takimi rezultoi me pajtimin e përbashkët që Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces do të përgatisin plane veprimi për adresimin e sfidave në fjalë, me qëllim që të bëhet më e mira për vendin dhe qytetarët.

Po ashtu u diskutua edhe çështja e Vettingut, proces i cili do të bëhet më ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe partnerët tjerë, me ç’rast Raporti për këtë çështje pritet të vijë këtë muaj në Qeveri. /Insajderi.com