“Do të angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë”

“Do të angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë”

“Në përpjekjet tona kundër Covid-19 këtë javë po angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë, të cilët në muajt në vijim do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që ta tejkalojmë sa më lehtë këtë situatë”.

375 profesionistë më shumë shëndetësorë ka qenë kumtimi i lajmit të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një vizite në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zemaj ka përmendur edhe angazhimin në luftën kundër kancerit të gjirit.

Po ashtu është folur edhe për furnizimet me barna esenciale, por edhe terapitë e reja.

“Shfrytëzova rastin për t’i falënderuar mjeket dhe stafin shëndetësor të cilët në këtë kohë të vështirë vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë dhe në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj. /Insajderi.com

Bashkë me kryetaren e grupit të grave deputete, znj. Vlora Limani Hajnuni dhe dr. Valbon Krasniqin, u.d. drejtor i…

Gepostet von Armend Zemaj am Mittwoch, 7. Oktober 2020