Një grua shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës gjatë mbrëmjes së djeshme, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se e njëjta derisa ishte në shkuarje për kontroll të dokumeteve, ka prezantuar pasaportën e huaj që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës, 06.10.2020-19:30.Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi qe e njëjta në shkuarje në kontroll te dokumenteve ka prezantuar pasaportën e huaj qe dyshohet te jetë e falsifikuar. Me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com