Anita Haradinaj: Nuk jam sulmuar nga Ramushi

Anita Haradinaj: Nuk jam sulmuar nga Ramushi

Gazetarja, Anita Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pasur sulm fizik ndaj saj nga bashkëshorti, Ramush Haradinaj.

Është raportuar se Haradinaj ka përfunduar në emergjencë pasi është “rrahur” nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ajo ka shprehur keqardhje për “nivelin e medias”, duke thënë se nuk është e vërtetë ajo që është raportuar.

Ndër tjerash, moderatorja , tha se ka 17 vite martesë dhe se është shumë mirë në raporte me Haradinajn.

“Kam 20 vjet që punoj dhe jam pjesë e medias në Kosovë dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendencës për të prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shumë a më pak, kam qenë shumë herë pjesë e lajmeve të tilla dhe e kam kuptuar që injorimi do te ishte formë e drejtë e përgjigjes së thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nënë, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dikë diku! Prandaj është e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulta! Unë jam shume mirë dhe kam 17 vjet që jam shumë mirë me Ramushin”, ka shkruar ajo në Facebook. /Insajderi.com