Raka: Në fund të vitit mund të zbulohet vaksina kundër COVID-19

Raka: Në fund të vitit mund të zbulohet vaksina kundër COVID-19

“Në fund të vitit mund të kemi vaksinë kundër virusit COVID-19”, kështu është shprehur infektologu, Lulë Raka.

Raka ka thënë se Kosova e ka kaluar valën e dytë të Coronavirusit gjatë verës për shkak të rasteve rekord të të infektuarve me COVID-19.

Por, sipas tij gjatë dimrit kur njerëzit qëndrojnë në ambiente të mbyllura duhet të shtohet kujdesi si distanca sociale, maska dhe higjena personale.

Ai në një intervistë për REL tha se masat do të largohen në momentin kur të zbulohet vaksina kundër COVID-19.

“Masat parandaluese do të zgjasin deri tek zbulimi i vaksinës për COVID-19. Prej rezultateve dhe hulumtimeve të vaksinave në mbarë botën është thënë që periudha optimale do të jetë fundi i vitit, dhe besoj që do të kemi vaksinë, por që procesi i imunizimit do të merr kohë, pasi që është e vështirë që në të njëjtën kohë të vaksinohen miliarda njerëz nëpër botë”, tha Raka.

Ai foli edhe për një valë të tretë, poqë sipas tij, “i bie të jetë një valë tjetër, valë e tretë mirëpo kjo valë ndërlidhet me valën e dytë në shumicën e shteteve të Evropës, për shkak të sezonit dimëror. /Insajderi.com