Von Cramon: Raporti Komisionit Evropian mund t’i bind shtetet e BE-së për liberalizimin e vizave

Von Cramon: Raporti Komisionit Evropian mund t’i bind shtetet e BE-së për liberalizimin e vizave

“Kosova ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit”, kështu ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, duke iu referuarraportit të Komisionit Evropian.

Ajo tha se këto hapa mund të ndihmojnë që vendet skeptike të BE-së që janë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, të binden që ta bëjnë një gjë të tillë, njofton Insajderi.

“Raporti i Komisionit Evropian, thotë qartë se Kosova ka bërë hapa pozitivë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit, por sistemi për regjistrimin e të arriturave duhet të zhvillohet më tutje. Kjo mund të ndihmojë që të binden shtetet anëtare të BE-së, të cilat janë ngurruese për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Von Cramon.

“Raporti vlerëson se Kosova ka nevojë për vullnet të pa lëkundur politik për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni ka mbetur i përhapur në të gjitha nivelet institucionale dhe mbetet problem serioz, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik. Kosova ka bërë progres të kufizuar në hetimin dhe ndjekjen e rasteve të profilit të lartë”, thuhet në raport. /Insajderi.com