Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi nesër viziton Kosovën

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi nesër viziton Kosovën

Nesër, me datë 08.10.2020, në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, njofton Insajderi.

Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.

Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Ndërsa do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25 në ndërtesën e Qeverisë./Insajderi.com