Blerta Deliu – Kodra: Anton Quni, ti po gënjen

Blerta Deliu – Kodra: Anton Quni, ti po gënjen

Pas deklaratave të Ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit, i cili vjen nga radhët e LDK-së, se “nëse vihet përballë një zgjidhje, a me Listën Serbe a me Partinë Demokratike te Kosovës”, Quni “do zgjidhte PDK-në”, ka reaguar ndaj kësaj deklarate, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu – Kodra, ka fillimisht se ‘Quni po gënjen’, pasi që sipas saj “partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë e kanë zgjedhur Listën Serbe”.

Deliu Kodra më pas ka shtuar se “LDK-ja, nuk e ka kënaqësinë që të vihet në pozicionin a me PDK-në a me Listën Serbe”.

“Anton, në këtë rast po të drejtohem vetëm si individ – sepse çfarë̈ dua të them tani nuk dua ta lidhë më postin e ministrit të mbrojtjes.

Ti po gënjen!

Sepse, aktualisht, ti dhe partia juaj, keni zgjedhur tashmë Listën Serbe. Po bashkëqeverisni me ta, prandaj ju e keni bërë zgjedhjen tuaj.

Dhe Anton, pa dashur që të zgjatem shumë, ju nuk do ta keni kënaqësinë asnjëherë që të viheni para një pozicioni në mes të PDK-së dhe Listës Serbe. Kështu që po ta bëjmë̈ më të lehtë si zgjidhje”.

Deliu – Kodra, gjithashtu në këtë reagim i ka kujtuar Qunit, se ministria që ai drejton është pasardhëse e UÇK-së, dhe si rrjedhojë Quni nuk është personi i duhur për ta udhëhequr atë ministri.

Sipas saj, dihet kush ka luftuar për vendin, duke aluduar të UÇK-ja, dhe dihet kush ka luftuar për para, duke aluduar te vetë Anton Quni, për të cilin thuhet se ka marrë para gjatë luftës së fundit si kompensim për pjesëmarrjen e tij në luftë./Insajderi.com