Hoti: Kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Hoti: Kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

“E sigurova komisionerin se jemi të vendosur që të çojmë përpara agjendën evropiane. Për katër muaj të qeverisjes sonë fjalën “korrupsion” e kemi larguar nga diskursi publik. Aksionet që kanë filluar para dy javësh po vazhdojnë, dhe do të shihni edhe të tjera. Në dialog po kalojmë sfida. Liberalizimi i vizave mbetet çështje e rëndësishme. Në kemi plotësuar kushtet qysh në vitin 2018 dhe shpresoj që BE të lëviz përpara. Komisioneri e mirëkupton këtë çështje kaq të ndjeshme”.

Këto ishin fjalët e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë konferencës për media me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Hoti po ashtu tha se brenda katër viteve do të ndërtohet Autostrada Prishtinë-Merdarë dhe hekurudha Prishtinë-Medarë në kuadër të investimeve të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Komisioneri sjelli një lajm fantastik për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, të lajmit për investime në Ballkanin Perëndimor në vlerë totale prej 28 miliardë euro nga BE, prej të cilave 9 miliardë janë grante për Ballkanin Perëndimor.  Projekti që kemi propozuar si qeveri është përfshirë plotësisht, përfshirë Autostradën Prishtinë-Mërdarë, hekurudhën Prishtinë – Merdarë, ky është një lajm i mirë dhe besoj që brenda 3-4 viteve do t’i ndërrojmë komplet rrethanat ekonomike në Kosovë”, tha Hoti. /Insajderi.com