Dështon përsëri projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Dështon përsëri projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Për herën e gjashtë ka dështuar projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

58 vota mori ky projektligj, pamjaftueshëm për t’u jetësuar.

Opozita po kërkon nga koalicioni qeverisës që të përmirësohen disa pika të projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Komuniteti i Biznesit ka kërkuar të enjten që të votohet Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike pasi sipas tyre ekonomia është në kolaps. /Insajderi.com