Aktivistja shqiptare para se të shkruante libër kundër islamit pozoi nudo kundër ISIS

Aktivistja shqiptare para se të shkruante libër kundër islamit pozoi nudo kundër ISIS

Zana Ramadani, shqiptarja nga Maqedonia, aktivistë e të drejtave të grave, e cila ka shkruar një libër kundër islamit politik, vitin e kaluar kishte pozuar nudo kundër ISIS.

Ramadani duke pozuar me flamurin e Shtetit Islamik, e kishte përlyer atë me gjak menstrual, derisa në gjoks pati të shkruar fjalët “Fuck your Islamism”, pasi sipas saj ISIS po keqpërdor simbolet fetare islame.

33 vjeçarja, që njihet për kritikat e ashpra kundër islamit dhe myslimanëve, vazhdimisht merr kërcënime, sidomos nga bashkëkombësit e saj shqiptar.

Ramadani, e cila është rritur në një familje myslimane, jeton në Gjermani, ajo përmes medieve gjermane ka treguar se libri i saj “Die verschleierte Gefahr”, apo “Kërcënimi i mbuluar”, e vë në thumb të kritikës gruan myslimane.

“Gratë myslimane udhëheqin në familje. Ato i edukojnë bijat e tyre që të bëhen krijesa amorfe e të pavullnetshme ndërsa bijtë e tyre, maço të llastuar”, ka thënë ajo. /Insajderi.com

zana-ramadani-2