4 viktima dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

4 viktima dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona, ndërsa janë infektuar 169, njofton Insajderi.

Ky numër ka ardhur nga 971 testime, derisa njoftohet se janë shëruar 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 në Tiranë, 22 Korçë, 14 Elbasan, 9 në Shkodër dhe Durrës etj.

Që nga shpërthimi i pandemisë me Coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 14.899 raste, prej tyre 9.215 janë shëruar, 5273 janë ende raste aktive dhe betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 411 persona./Insajderi.com