Marko Gjuriq po e lë postin që deri tani kishte. Prandaj sot mbajti një fjalim lamtumirës. Tha se nëse vazhdohet puna, qëllimet e serbëve në Kosovë do të arrihen.
Marko Gjuriq, nuk do të jetë më drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Prandaj, ai ka mbajtur një fjalim për ikejn nga ky post ku ka thënë se është “i sigurt se liria për serbët në Kosovë nuk është diçka e paarritshme”, njofton Insajderi.
Madje, shtoi se tash është më i sigurt se kurrë për këtë, “nëse serbët vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të luftojmë me mençuri, durim dhe përkushtim”.
Në fjalimin e tij të fundit për publikun serb nga pozicioni i drejtorit të kësaj Zyreje, Gjuriq kujton se ai mori këtë pozitë tetë vjet e gjysmë pasi Kosova deklaroi në mënyrë të njëanshme pavarësinë dhe 15 vjet pas tërheqjes së forcave ushtarake dhe policore dhe shumicës së institucioneve serbe nga Kosova./Insajderi.com