Ndërpritet seanca – nesër raporton Hoti

Një seancë e stërzgjatur është ndërprerë, për të vazhduar pas tre ditësh me pikat e mbetura. Derisa një seancë tjetër është e caktuar për nesër.

Ndërpritet seanca – nesër raporton Hoti

Është ndërprerë seanca e Kuvendit – që ka zgjatur gjatë tërë ditës – për të vazhduar të hënën me pikat e mbetura, njofton Insajderi.

Ndërsa nesër vazhdon seanca në të cilën pritet të raportojë për 100 ditët e qeverisjes, kryeministri Avdullah Hoti.

Në seancën e sotme ishin në rend dite Projektligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së, dhe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, por që asnjëri nuk mori votat e duhura.

Ndërsa deputetët me shumicë votash votuan marrëveshjen e IPA-së.

Po ashtu u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës./Insajderi.com