Tri gola në pjesën e parë – Maqedonia e Veriut në epërsi

Tri gola në pjesën e parë – Maqedonia e Veriut në epërsi

Tri gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, njofton Insajderi.

Goli i parë për fqinjët erdhi në minutën e 15’ të takimit, kur një goditje e lehtë nga Ristovski, u devijua nga Kololli dhe përfundoi në rrjetën e Muric.

Kosova gjeri barazimin në minutën e 29’, përmes Hadergjonaj, që ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtjes maqedonase dhe ka shënuar nga distanca.

Epërsia u rikthye nga maqedonasit, vetëm katër minuta më vonë, kur nga një harkim i Enis Bardhit, ishte Drako Velkovski, ai që u gjend më së miri në zonë, duke shënuar për 2 me 1.

Pjesa e parë u kontrollua nga ekipi i Kosovës, por që golat e tjerë nuk erdhën për “Dardanët”./Insajderi.com.