Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën

Nikos Dendias është avokat me profesion. Ai përveç në Athinë, ka studiuar drejtësi edhe në Universitetin “College London” dhe më pas Kriminologji në "London School of Economics".

Ministri i Jashtëm grek viziton Kosovën

Nesër rreth orës nëntë, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, do të pres në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, homologun e saj grek, Nikos Dendias, njofton Insajderi.

Dendias, anëtar i partisë konservatore Demokracia e Re dhe ish-ministër për Mbrojtje Kombëtare, pas takimit të shkurtër me Haradinajn-Stubllën, do të lëvizë drejt Prishtinës për t’u takuar me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti.

Takimi, që do të jetë i mbyllur për media, pritet të mbahet rreth orës 09:30 në objektin e Qeverisë.

Pas Hotit, diplomati grek do të ketë një takim të dytë me Haradinaj-Stubllën, tash në zyrën e saj.

Nikos Dendias është avokat me profesion. Ai përveç në Athinë, ka studiuar drejtësi edhe në Universitetin “College London” dhe më pas Kriminologji në London School of Economics.

Dendias pos ministër i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, në të kaluarën ka mbajtur edhe shumë poste të tjera ministrore.

Një herë ishte ministër i Drejtësisë, pastaj ministër i Rendit Publik dhe Mbrojtjes Qytetare. Ndërsa më vonë edhe ministër i Zhvillimit dhe Konkurrencës./Insajderi.com