Kryediplomati grek viziton Kosovën

Kryediplomati grek viziton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, viziton sot Kosovën, ku pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në orën 09:00, njofton Insajderi.

Kryediplomati grek do të pritet nga homologia e tij kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.

Para aterrimit të aeroplanit që sjell ministrin grek, kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.

Në ora 9:30 ministri grek do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në ora 11:00 do të pritet nga ministrja e Jashtme Haradinaj – Stublla. /Insajderi.com