Haradinaj-Stublla: Marrëdhëniet midis Kosovës e Greqisë po thellohen

Haradinaj-Stublla: Marrëdhëniet midis Kosovës e Greqisë po thellohen

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është deklaruar rreth vizitës së sotme të homologut të saj grek në Kosovë, Nikos Dendias, njofton Insajderi.

Siç thotë Haradinaj-Stublla, kjo vizitë është një sinjal i mirë pasi që sipas saj, marrëdhëniet këtyre dy vendeve po thellohen, po intensifikohen raportet, por edhe po ndërtohet një themel shumë i fuqishëm në funksion të ndërtimit të aspiratës së tyre e cila shkon drejt njohjes.

“Andaj besoj që kjo është një ngjarje mjaft e rëndësishme për ne dhe besoj që sot gjatë ditës do të kemi kohë dhe mundësi që në detaje bashkë me ministrin Dendias të diskutojmë edhe modalitetet dhe fushat e interesit të përbashkët në të cilat do të mund të punonim për të thelluar dhe për të fuqizuar marrëdhënien tonë bilaterale”, ka thënë tutje kryediplomatja Haradinaj-Stublla.

Në ora 9:30 ministri grek do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në ora 11:00 do të pritet nga ministrja e Jashtme Haradinaj – Stublla. /Insajderi.com