Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se vizita e tij e sotme në Kosovë është një tregues për bashkëpunim rajonal mes fqinjëve, njofton Insajderi.
Kryediplomati grek ka dhënë shenja të forta se Greqia së shpejti do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Derisa ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për vizitë zyrtare, Dendias ka sqaruar se çështja e njohjes së Kosovës nuk është çështje e shpresës a do ta njohë Greqia Pavarësinë e Kosovës ose jo, por është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. /Insajderi.com