Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionin e sotëm që zhvilluan pranë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ku një person është arrestuar pasi që në veturën e tij është gjetur një granatë dore, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, pas përfundimit të këtij aksioni ka thënë për Insajderin se ky aksion ka përfunduar rreth orës 08:40, dhe se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar me inicialet E.B., 27 vjeçar, është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore.
Poashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent
“Rreth orës 08:40, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E.B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granatë dore. Poashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, ka thënë Kelani. /Insajderi.com