Vuçiq thotë se nderon çdo viktimë të luftës, por nuk deklarohet për shqiptarët e varrosur në Batajnicë

Vuçiq thotë se nderon çdo viktimë të luftës, por nuk deklarohet për shqiptarët e varrosur në Batajnicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e shoqërisë civile më 3 tetor në Beograd, ai nderoi viktimat shqiptare të luftës së viteve 1990, njofton Insajderi.

Pas takimit me Komisionarin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Beograd, tha se nderon çdo serb, çdo shqiptar dhe të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë një luftë tjetër.

“Unë do të ngrihem për çdo serb, për çdo shqiptar, për të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë kurrë një luftë tjetër,” tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së REL.

Vuçiq deklaroi se gjatë takimit me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, një nga pjesëmarrësit kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ngrihen dhe të nderojnë për shqiptarët e vrarë.

“Nuk do të them nëse ishin trika apo jo, nuk më intereson, gjithmonë do të ngrihem. Mendoj se mirësjellja elementare ia dikton këtë çdo njeriu. Fakti që disa njerëz nuk kanë moral, dhe dalin me gjëra për të cilat është rënë dakord të mos dalin në publik, kjo flet për moralin e tyre ”, shtoi Vuçiq.

Presidenti i Serbisë nuk u përgjigj në pyetjen e REL-it nëse ai do të nderonte shqiptarët e vrarë të Kosovës në vendin e varrezës masive në Batajnicë, afër Beogradit, ku u gjetën mbetjet e tyre.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), ia drejtoi kërkesën presidentit serb për t’i nderuar më shumë se 700 viktima shqiptare në Batajnicë afër Beogradit pas publikimit të informacioneve se ai, së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile, më 3 tetor në Beograd në një takim të mbyllur, me një minutë heshtje i nderoi viktimat shqiptare, të cilat ishin të varrosura në varrezën masive në Batajnicë. /Insajderi.com