Përplasje në Kuvend: Zemaj i thotë deputetit të VV-së “Mos rrej”

Përplasje në Kuvend: Zemaj i thotë deputetit të VV-së “Mos rrej”

Edhe sot ka ndodhur një përplasje midis deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca plenare për raportimin e kryeministri Avdullah Hoti, për punën e tij 100-ditëshe si kre i Qeverisë, njofton Insajderi.

Kësaj here tensione pati midis ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, derisa ky i fundit ishte duke mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit.

Uka po e akuzonte ministrin Zemaj lidhur me punën e tij në krye të shëndetësisë, duke thënë se nuk kishte bërë punë sa për t’u lavdëruar, ndërsa Zemaj në një rast I thotë “mos rrej”.

I menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetares së Kuvendit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, e cila edhe po udhëheq me seancën.

“Ministër kujdes fjalorin, nuk ki asnjë të drejtë me ofendu deputetin, nuk mundesh me i thanë as rrenc as gënjeshtar,  të lutem ruaj qetësinë”, ka thënë Nagavci.

Te ministri pas këtyre deklaratave janë parë edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi. /Insajderi.com