Ish-zëvendës drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të zëvendësojë Marko Gjuriqin, i cili ishte në krye të kësaj zyre.
Kështu është bërë e ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Kurir”, ku thuhet se Petkoviq do të zë vendin e shefit të kësaj zyre pasi Qeveria e Serbisë e caktoi Gjuriqin si ambasador të ri të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Insajderi.
Gjuriq sot është emëruar ambasador i Serbisë në SHBA.
Vendimi për emërimin e Gjuriqit në këtë post, është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë serbe.
Sot Gjuriq është liruar nga detyra e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën.
Gjuriq së fundmi është zgjedhur koordinator shtetëror i Serbisë, për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pritet të vazhdojë së shpejti në Bruksel. /Insajderi.com