Lëkundje tërmeti në Prishtinë

Lëkundje tërmeti në Prishtinë

Lëkundje tërmeti janë ndierë në Prishtinë rreth orës 16 e 30 minuta, njofton Insajderi.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), magnituda e tij ishte 2.1 shkallë.

Epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit.

Ndërsa thellësia raportohet të ketë qenë pesë kilometra.

përveç që lëkundjet janë ndierë, nuk raportohet për dëmtime, apo të lënduar./Insajderi.com