Lajçak në Kosovë e Serbi, javën tjetër

Këshilli i Bashkimit Evropian do të diskutojë të hënën, më 12 tetor, në nivel ekspertësh rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak në Kosovë e Serbi, javën tjetër

Miroslav Jajçak do ta vizitojë javën e ardhshme Kosovën dhe Serbinë.

Mirëpo ende nuk dihen specifikat e agjendës së Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun.

“Takimet dhe vizitat e përfaqësuesit Special të BE-së, Lajçak, janë pjesë e agjendës dhe punës së tij, dhe, për momentin, nuk mund të japim informacione specifike. Kur të ketë më shumë detaje, do t’i ndajmë me ju”, ka thënë Peter Stano, zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për Kohën.

Këshilli i Bashkimit Evropian do të diskutojë të hënën, më 12 tetor, në nivel ekspertësh rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Për Lajçakun, ky diskutim ndodh për herë të parë prejse ai është emëruar i dërguar i posaçëm për dialogun. Normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë tema e parë e takimit mes ministrave evropianë, që do të mbahet të hënën në Luksemburg./Insajderi.com