Po vazhdon tensioni në Kuvendin e Kosovës, ku po zhvillohet seanca plenare për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti, për punën e tij 100-ditëshe në krye të Qeverisë, njofton Insajderi.
Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pasur një përplasje me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, lidhur me menaxhmin e situatës me pandeminë.
Derisa i është përgjigjur akuzave të Kollçakut, Zemaj e ka quajtur këtë të fundit “gënjeshtare”, duke pretenduar se edhe pse me profesion epidemiologe, nuk ka dhënë asnjë kontribut në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Madje, ai shtoi se përderisa kolegët e saj përballeshin çdo ditë me këtë virus në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Kollçaku shëtitej nëpër Stamboll.
”Nuk të ka hije ty”, i është drejtuar Zemaj, Kollçakut.
”Ti trego sa ditë kontribut i ke. Në situatë pandemie si është e mundshme një epidemiologe të shetitësh në Stamboll. Ku kolegët e tu përballen çdo ditë në Institutin Kombëtar”.
”Eja tregoju qytetarëve pa asnjë ditë kontribut gjoja se ke kontribuar në pandemi. Gënjeshtare, marre duhet me të ardhë!”. /Insajderi.com