Më shumë se 10 orë ka zgjatur seanca për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për punën 100 ditore, njofton Insajderi.
Përderisa Qeveria lavdëroi tre-mujorin e parë të punës, opozita dha kritika të ashpra duke kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Hoti.
Përplasje pati gjatë gjithë kohës.
Në fund nënkryetarja Arbërie Nagavci e mbylli seancën, pasi nuk pati deputetë të tjerë të interesuar për të diskutuar./Insajderi.com