​PDK s’e mohon përfshirjen në Qeveri, ofertën për dy ministri e konsiderojnë joserioze

​PDK s’e mohon përfshirjen në Qeveri, ofertën për dy ministri e konsiderojnë joserioze

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk e ka mohuar përfshirjen në qeverinë që po drejtohet nga Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Hoxhaj ka komentuar edhe lakimin e emrit të tij për president. Ai thotë se përmendja e tij dhe ambasadores në detyrë në Uashington, Vlora Çitaku për këtë post është e padrejtë dhe e pamoralshme kur ende këtë post e mban presidenti Hashim Thaçi.

“Në kryesi të PDK-së nuk është shtruar kjo temë në tavolinë. As tema e presidentit, e as tema e zgjerimit të qeverisë, as riformatizimit të qeverisë nuk kanë qenë tema të PDK-së në shumë mbledhje që i kemi pasur gjatë kësaj kohe…16:23 asnjëherë nuk ka qenë bisedë serioze, ne nuk duam të kufizojmë imagjinatën askujt në këtë qytet të zhvillojë, por asnjëherë nuk ka qenë temë dhe nuk është serioze, dy ministri me 24 deputetë. Sa deputetë i ka LDK-ja në Kuvend, 70 ata i kanë 20 e diçka dhe nuk e kemi marrë shumë seriozisht… 17:14 kjo temë nuk është shtruar asnjëherë në PDK as për mua, as për Vlorën por është më shumë opinion i mediave dhe njerëzve të caktuar. Por në PDK- dhe unë e personalisht e shoh të padrejtë dhe pamoralshme kur e kemi presidentin në detyrë, Hashim Thaçi”, thotë Hoxhaj për KP.

Deputeti nga radhët e PDK-së, tutje përmend edhe vijat e kuqe, për të cilat thotë se gjithmonë i kanë vendosur ata duke marrë partitë tjera në pushtet.

“Qasja e kryetarit Mustafa është shumë konstruktive e kuptojmë logjikën e tij, por vijat e kuqe nuk i kemi marrë seriozisht as kur i ka vendos LDK-ja, e as LVV-ja. Vijat e kuqe neve na vendosin qytetarët. 12 vjet prej 2007 deri në 2019 ne i kemi vendosur vijat e kuqe. Ne kemi vendos kur kemi marrë LDK-në në pushtet 2007-2010, kur e kemi marrë AKR-në pushtet, kur e kemi marrë prapë LDK-në në pushtet, AAK-në në pushtet”, u shpreh Hoxhaj.

Deputeti i PDK-së thekson se dialogu me Serbinë ka devijuar me tema teknike në Bruksel. Ai shton se kryeministri Hoti nuk e ka vetëdijen e plotë politike se çka do të arrijë me dialogun.

“Përpjekja e Serbisë është me gjuajtë tema të reja në tavolinë dhe mos me u marrë me krye temën. E ajo është njohja e ndërsjellët dhe marrëveshja obliguese ligjore. Prandaj ne mendojmë se nuk duhet të ketë dialog si proces, nuk duhet të ketë takime teknike në nivel të koordinatorëve, por duhet të ketë dialog si ngjarje. 1 javë, dhjetë ditë, apo dy javë duhet delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të ulen dhe bisedojnë për një krye temë që duhet të njohja e ndërsjellët….8:03 unë e kam përshtypjen që ai nuk e ka vetëdijen e plotë se çka do të bëjë me dialog. Një vetëdije të mirë politike se çka nënkupton dialogu në vitin 2020. Andaj apeli ynë është stop me temat të nivelit teknik, hajde te ulemi të bëhemi bashkë dhe diskutojmë vetëm për një temë-njohjen e ndërsjellët. Jo si deklaratë, po udhëheq qeverinë fol me amerikanët, evropianët serbët kur iu përshtatet që të ulemi në tavolinë dhe diskutojnë njohjen e ndërsjellët. Përndryshe mund të ketë fatit të shoh veten edhe në fund 2021-2022 duke u marrë me tema teknike që u gjuan Serbia në dialog”thotë ai. /Insajderi.com