Një burrë dhe tri gra janë përleshur fizikisht mes vete gjatë ditës së djeshme në Kamenicë, njofton Insajderi.
Siç raporton policia në njoftimin e saj 24-orësh, kjo përleshje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje brenda familjes që ka të bëjë me pronën.
I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Kamenicë, 09.10.2020-09:20.Raportohet se katër të dyshuar, një mashkull dhe tre femra kosovare pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com