Bajqinovci: LDK-se t’ia shtrijmë dorën për mashtrim

Bajqinovci: LDK-se t’ia shtrijmë dorën për mashtrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka kritikuar sërish Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i quajtur te parti e korruptuar dhe shtet-shkatërruese, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se “LDK-ja teksa po fliste për mungesë të korrupsionit, i’u arrestua anëtari i tyre Haki Rugova, dhe nga ana tjetër edhe kryetari i kësaj partie Isa Mustafa e ka keqpërdorur paranë e shtetit që një kohë të gjatë”.

Tutje Bajqinovci, ka thënë se “LDK-së duhet t’ia shtrijmë dorën për inteligjencën e mashtrimit, e cila po e vazhdon shkatërrimin e shtetit që një kohë të gjatë”.

Në fund të këtij reagimi, Bajqinovci ka thënë se “le të vjedhin dhe ta shkatërrojnë shtetin sa të munden, por se kjo është hera e fundit që e bëjnë, meqë në zgjedhjet e ardhshme do t’i mposhtim të gjithë partitë që janë bërë bashkë”. /Insajderi.com