Aksident me fatalitet në Prizren – vdes pesë fëmija vjeçar

Aksident me fatalitet në Prizren – vdes pesë fëmija vjeçar

Gjatë ditë së sotshme ka ndodhur një aksident tragjik në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku si pasojë një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka humbur jetën, njofton Insajderi.

Për gazetën online Insajderi, Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policës së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, ka thënë se “vetura e ka goditur për vdekje fëmijën 5 vjeçar dhe me vendim të prokurorit ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj./Insajderi.com